Papa i ri është Jorge Mario Bergoglio i Argjentinës

Ndryshe, në orën 19.00, tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku Kapelës Sistine duke sinjalizuar se kardinalët kanë zgjedhur papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benditkit XVI.
Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe kambanat në sheshin e Shën Pjetrit. Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.
Agjencitë e lajmeve raporotjnë se ai është papa i parë joevropian.
Papa Francesk është papa i 266-të në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike dhe merr këtë detyrë në një kohë krize dhe vështirësish.
Edhe pse është konservativ, ai shihet si reformist dhe nuk ishte në mesin e grupit të vogël që shiheshin si kandidatët më potencialë para zgjedhjes.
Ndryshe, tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, në orën 19, duke sinjalizuar se kardinalët kanë zgjedhur papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.
Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe kambanat në sheshin e Shën Pjetrit.
Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.
Identiteti i papës së ri do të shpallet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit brenda një ore, njofton Reuters. /Telegrafi/





















































