LAJMI I FUNDIT:

Panucci tregon arsyen e padisë ndaj Nishanit: Njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektësi

Panucci tregon arsyen e padisë ndaj Nishanit: Njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektësi
Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Shqipëria do të rikthehet të luajë ndeshje zyrtare, teksa do të presë sonte (e premte) Izraelin në Elbasan Arena, në takimin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa tri ditë më pas do të udhëtojë në Skoci.

Përzgjedhësi i kuqezinjve, Christian Panucci, në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e skuadrës së tij para fillimit të kësaj gare.

Panucci flet para ndeshjes me Izraelin: Skuadra është në gjendje të mirë, uroj të rikthehemi tek rezultatet e duhura
Lexo po ashtu Panucci flet para ndeshjes me Izraelin: Skuadra është në gjendje të mirë, uroj të rikthehemi tek rezultatet e duhura

Një tjetër temë ka qenë edhe padia ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.


Gazetarët e kanë pyetur për arsyen e hedhjes në gjyq të Nishanit, si edhe nëse është konsultuar me Armand Dukën për këtë veprim.

“Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mia, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit”, ka thënë Panucci, citon Top Channel.

Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Nishani, për kritikat e ish-presidentit pas ndeshjes ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Nishani, për kritikat e ish-presidentit pas ndeshjes ndaj Kosovës

Kujtojmë që trajneri i Kombëtares së Shqipërisë e ka paditur në gjykatë ish-presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Padia është dorëzuar në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, ku trajneri italian kërkon të dëmshpërblehet nga Nishani me një vlerë prej 100.000 eurosh.

Ky dëmshpërblim kërkohet, meqë ish-presidenti pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, është shprehur për Panuccin se është një “sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur”.

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori