Mjeku Nikolla Panovski në TV 24 theksoi se heqja e orës policore në Maqedoni është pranimi i disfatës dhe konsideron se duhet të ndërmerren masa në Saraj, Çair dhe Aerodrom.
“Për mua në aspekt mjekësor është e papritshme, dhe nuk e shoh të arsyeshme të lehtësohen masat kur kemi rritje të numrit të rasteve. Në këtë aspekt masat nuk kanë arsyetime”, tha Panovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se është dashur më herët të hiqet ora policore dhe të bëhet gradualisht nga ora 21 apo 22 ndërsa hapja e kufijve, sipas tij mjekut Panovskit, është herët.
Panovski tha se nuk do të respektohen masat nga popullata.
“mendoj se të rinjtë të cilët për tre muaj janë të mbyllur do të fillojnë të mblidhen, të kthehen në ora 5 mëngjes dhe çfarë do të ndodhë atje kur do të pinë alkool nga e njëjta shishe apo marihuanë nga e njëjta cigare”, tha Panovski./Telegrafi/