LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e COVID-19 zbret të ardhurat nga diaspora në Shqipëri

Pandemia e COVID-19 zbret të ardhurat nga diaspora në Shqipëri

Sasia e parave të dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë Shqipërisë për në vendlindjen e tyre pritet të ulet me gati 110 miliardë dollarë këtë vit, pasi pandemia e COVID-19 ka rritur papunësinë në të gjithë botën.

Në raportin e saj më të fundit, Banka Botërore bënë me dije se paratë e dërguara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme parashikohet të bien me rreth 20%, në 445 miliardë dollarë, “duke përfaqësuar një humbje që për disa familje është jetike, sidomos në këtë periudhë”.

Kjo, sipas Bankës Botërore, është ulja më e keqe në histori, madje më e keqe se kriza financiare e vitit 2008.


Banka e zhvillimit me bazë në Uashington tha se punëtorët emigrantë ishin veçanërisht kategoria më e brishtë për të humbur punën e tyre gjatë mbylljes për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Emigrantët zakonisht dërgojnë para për familjet në disa nga pjesët më të varfra të botës, përfshirë Azinë Jugore dhe Amerikën e Jugut, për të rritur standardet e jetesës të të dashurve të tyre.

Evropa Lindore veçanërisht pritet të jetë një nga rajonet më të goditura, pasi punëtorët emigrantë në Evropën perëndimore dhe Rusia detyrohen të ulin shumën e parave që dërgojnë në familje, si për shembull në Rumani, Bullgari, Ukrainë dhe vendet e tjera.

Kjo situatë pa dyshim mund të ketë prekur edhe shqiptarët të cilët kanë emigruar jashtë vendit dhe dërgojnë para në familjet e tyre. /Euronews.al/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori