Përfundoi me sukses edicioni i parë i Expo Real Kosova 2025, panairi më i madh ndonjëherë në vend i dedikuar ndërtimit, patundshmërive dhe materialeve përcjellëse.

Me pjesëmarrje të kompanive vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, panairi e shndërroi Prishtinën në qendrën rajonale të sektorit për tre ditë me radhë, duke konfirmuar potencialin e jashtëzakonshëm që ofron Kosova dhe rajoni për investitorët dhe zhvilluesit.


Gjatë këtij edicioni u prezantuan: mijëra njësi banimi, qindra projekte afariste, mundësi konkrete për investim në Kosovë dhe Shqipëri.

Disa nga emrat më të mëdhenj të sektorit në Kosovë si Cima, Berisha Group, BTP Holding, Swiss Construction, Alba Qeramika, Gate Residence, ZEN Residence, Qami Construction, Lutriel Invest, Kodra e Artë, Marigona Hill dhe Marigona Sun prezantuan projektet e tyre më ambicioze, të cilat do të kontribuojnë në transformimin urban të qyteteve kryesore të vendit dhe rajonit.

Shqipëria u përfaqësua denjësisht përmes projekteve turistike nga Jal y Mal, Fundway dhe Dukagjini Resort, që tërhoqën vëmendje të veçantë nga diaspora dhe investitorët e interesuar për prona në bregdet.

Ndërkohë, kompania prestigjioze Pro Real Estate u shfaq si një nga urat kryesore që lidh ndërtuesit me blerësit e mundshëm, duke prezantuar mijera prona të listuara në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, të mbështetura nga teknologji moderne dhe qasje inovative.

EXPO REAL Kosova 2025 u vlerësua gjerësisht nga pjesëmarrësit për nivelin profesional të organizimit, formatin dinamik dhe për krijimin e mundësive të reja për rrjetëzim, bashkëpunim dhe zhvillim të tregut. Ky panair dëshmoi se Kosova dhe rajoni kanë një potencial të madh për zhvillim ekonomik përmes ndërtimit dhe sektorit të patundshmërive.

Përmbyllja e panairit, e cila u mbajt të dielën më 27 korrik, u shoqërua me një ceremoni falënderimi dhe koktej rasti, ku organizatorët shprehën mirënjohjen për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse, sponsorët dhe vizitorët që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme.

Organizatorët kanë premtuar se EXPO REAL Kosova do të kthehet në një traditë vjetore, duke sjellë edicione edhe më të mëdha dhe më të fuqishme ne vitin 2026.