LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që kanë shokuar opinionin në Britani, sulmohet gruaja derisa tërhiqte paratë në bankomat – kalimtarët e rastit nuk reagojnë fare (Video, +16)

Pamjet që kanë shokuar opinionin në Britani, sulmohet gruaja derisa tërhiqte paratë në bankomat – kalimtarët e rastit nuk reagojnë fare (Video, +16)

Videoja ku shihet se si një grua sulmohet brutalisht derisa tërheq para nga bankomati, ka shokuar opinionin britanik jo vetëm pse sulmuesja është femër, por që askush nga kalimtarët e rastit nuk ndërmori asgjë për ta ndihmuar viktimën.

Viktima e sulmit po tërhiqte para nga bankomati në pjesën lindore të Londrës, zonë kjo e frekuentuar mjaft nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

Por, sulmuesja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe në video shihet se si ajo sillet kinse është duke pritur në radhë para bankomatit. Dhe pas disa sekondave e sulmon viktimën që e godet me grushta në kokë.


Viktima mezi arrinte të qëndronte në këmbë nga grushtat, megjithatë mundohej të mbrohej nga plaçkitësja shumë e dhunshme. Në video sulmuesja gjithashtu shihet se si disa herë e përplas viktimën, duke tentuar t’ia vjedh çantën nga krahu.

Megjithatë viktima ka arritur të mbrohet, por sulmuesja krejt në fund arrin t’ia vjedh paratë dhe të largohet me vrap. Gjatë sulmit kalimtarët e rastit nuk kanë ndërmarrë asgjë – thjesht vështronin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Videoja e sulmit që ka ndodhur në mes të ditës në qendër të qytetit, është postuar në rrjetet sociale dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 10 mijë persona.

Në komente pothuajse të gjithë kanë duartrokitur viktimën për guximin që pati t’i kundërvihet sulmueses, por të njëjtën kohë kanë kritikuar ashpër kalimtarët e rastit që nuk reaguan fare për ta parandaluar sulmin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cjyj0m8UdDo

Në trend Botë

Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori