Pamjet kur u arrestuan të përgjakur personat që dyshohen se vranë presidentin e Haitit

Policia e Haitit thotë se kanë vrarë shtatë dhe arrestuar gjashtë të dyshuar për vrasjen e presidentit, Jovenel Moise.
Po zhvillohet një kërkim për persona të tjerë përgjegjës për sulmin e djeshëm në rezidencën e presidentit të shtetit, kur ai u vra dhe gruaja e tij, Martina u plagos rëndë.
Të paktën dy të dyshuar u arrestuan nga qytetarë të zemëruar në Port-au-Prince dhe iu dorëzuan policisë, raporton thewallstreetjournal.
Turma më vonë i vuri flakën disa veturave të braktisura me vrima plumbash që besohet se u përkisnin të dyshuarve.
Autoritetet nuk lëshuan informacione rreth të dyshuarve ose një motiv të mundshëm të sulmit, i cili, sipas policisë, u krye nga një "grup jashtëzakonisht i trajnuar dhe i armatosur rëndë".
Haiti, vendi politikisht i paqëndrueshëm dhe më i varfër në hemisferën perëndimore, ka hyrë në trazira të reja nga vrasja e Moise gjersa kriza është e komplikuar më tej nga vakumi politik dhe pasiguria se kush mund të marrë pushtetin. /Telegrafi/



































