Një burrë në Florida u bashkua me autoritetet lokale për të kapur një aligator të madh në mes të një autostrade.

Zyra e Sherifit të Jacksonville postoi një video në rrjete sociale që tregon Mike Dragich duke luftuar me aligatorin.


"Nëse po kalonit në I-95/I-295 në anën jugore dje dhe mendonit se keni parë një burrë duke luftuar me një aligator gjigant në mes - jo, sytë tuaj nuk po ju mashtronin. Kjo me të vërtetë ndodhi", thuhet në postim. /Telegrafi/