Telegrafi

Pamje si nga Lufta e Dytë Botërore, ushtarët rusë të armatosur me pushkë të shekullit të XIX

Duket se disa gjëra shumë pak kanë ndryshuar në Rusi nga koha e Bashkimit Sovjetik, gjykuar nga pajisjet ushtarak që i bartin shumë ushtarë.

Por situata javëve të fundit është përkeqësuar shumë, dhe se fundmi po shihet çdo ditë e më shumë uniforma e vjetër dhe pajisjet e stërvjetëruara ushtarake të rusëve – më saktësisht pajisje që janë përdorur 70 vite më parë.

Në video shihen jelekët antiplumb të kamufluar që mbulojnë vetëm pak pjesë të trupit, pajisje shumë të vjetra siç janë helmetat e çelikta SSh-60 nga koha e Bashkimit Sovjetik.

E gjykuar nga pamjet, duket se bëhet fjalë për modelin SSh-40 që janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

https://twitter.com/NAFOWarriorz/status/1582843013901844480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1582843013901844480%7Ctwgr%5E91753c55992a3377ced9cc617f0352f4e6b03865%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fprizor-kao-iz-drugog-svjetskog-rata-ruski-vojnici-naoruzani-puskama-iz-19-stoljeca%2F221020033

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik është njohur për atë se trupat e saj përdoreshin si mish për top, duke i dërguar në vijat të frontit pa armë.

Bartja e helmetave të çelikta të vjetra gjysmë shekulli në kohën e helmetave moderne, është absurditet. E detaji që më së shumti bie në sy janë armët. Rekrutët rusë shihen duke bartur pushkë të vjetra të tipit Mosin-Nagant, të prodhuara në vitin 1891.

Kjo pushkë e shekullit të XIX është përdorur në të gjitha luftërat në të cilat Rusia mori pjesë, duke filluar nga ajo ruso-japoneze e vitit 1904.

Ndërsa në vitin 1945 u konsideruar si pushkë shumë e vjetër, dhe Bashkimi Sovjetik filloi të përdorë modelin SKS, që me kalimin e kohës u zëvendësua me AK-47. /Telegrafi/