LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Pamjet e publikuara së fundmi që janë filmuar nga ajri me dron, shfaqin skenat rrëqethëse nga La Palma, ku vullkani Cumbre Vieha nuk ka të ndalur duke nxjerrë llavë, tym dhe hirin në ajër.

Qindra njerëz janë evakuuar të shtunën mbrëma, pasi që një lumë llave u fut thellë në qytetin e tyre, kurse të dielën dy rrjedha të saj u bashkuan duke u shndërruar në një rrjedhë gjigante, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica e ishullit me 85.000 banorë nuk është goditur nga shpërthimi i vullkanit, në pjesën perëndimore llava ka shkatërruar shtëpi dhe ka marrë jetë njerëzish.


Rreth 7.500 prej tyre janë detyruar të braktisin pronat e tyre dhe të largohen nga ishulli, që kur vullkani ka shpërthyer një muaj më parë, e shkencëtarët pretendojnë se shpërthimi mund të zgjasë për tre muaj.

Shumica e banorëve janë strehuar te familjarët apo miqtë, e rreth 430 prej tyre gjenden nëpër strehimore që i kanë hapur autoritetet lokale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=68&v=w9GjPaYSlxQ&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori