Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Fjollës: Kënga ndoshta ka të bëjë edhe me jetën time (Foto/Video)

Fjolla Morina ka folur rreth këngës së saj të re, përmbajtjes, si edhe ka dhënë një ide përmes imazheve se çfarë të pritet nga klipi i ardhshëm.
“Në këtë këngë kam punuar me Donatin, Cricketin... Tekstin e kanë shkruar Filloreta me Elinelin. Është këngë pak më ndryshe nga tjerat që i kam realizuar deri sot. Është më e ngadalshme më ‘chill’, është një tregim dashurie”, ka thënë këngëtarja për Prive.

“Mund të jetë ndoshta një ngjarje e vërtetë... Ndoshta ka të bëjë edhe me jetën time”, ka rrëfyer më tej Fjolla.
Kënga e ka titullin “Vet ke met”, ndërsa këngëtarja thotë se ajo nuk ka mbetur vetëm. “Jam me njerëzit e mi, njerëzit që më duan, që më rrethojnë...”.

Pas këtij projekti, Fjolla do të vijë me një këngë tjetër më të përshtatshme për muajt e nxehtë. /Telegrafi/










































