LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga vjedhja e kasafortës me para në Kompaninë “Pastrimi” (Video)

Pamje nga vjedhja e kasafortës me para në Kompaninë “Pastrimi” (Video)

Policia e Kosovës po merret me identifikimin e disa hajnave që vodhën zyret qendrore të kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.

Ndihmë për ta mund të jenë edhe filmimet e kamerave që kanë kapur tërë  kryerjen e këtij krimi.

Menaxhmenti i kompanisë ka konfirmuar se në njërën arkë të vjedhur ka pasur para, kurse në tjetrën dokumente.


Ata thonë se kjo është hera e tretë që kompania është pre e hajnave, po që në herët e kaluara nuk kishin vjedhur para, pasi të njëjtat i kanë pasur të deponuara në bankë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat ia kanë përcjellë rastin njësisë së hetimeve.