LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga “qendra më e madhe në Siri ku regjimi i Assadit paketonte tonelata drogë”

Pamje nga “qendra më e madhe në Siri ku regjimi i Assadit paketonte tonelata drogë”

Në autostradën Siri-Liban ndodhet një garnizon që i përkiste Divizionit të 4-t të ushtrisë së regjimit nën komandën e vëllait të Bashar Asadit, Maher Assad.

Me rënien e regjimit të Asadit më 8 dhjetor u zbulua se ky vend përdorej më tepër si një magazinë ku përgatitej droga për t’u dërguar në rajon, e jo si një bazë ushtarake.

Dhe Anadolu Agency shkruan se një ekip i këtij mediumi arriti në depon më të madhe të drogës deri më sot të regjimit të rrëzuar të Bashar Asadit në Siri dhe filmoi kontejnerët e mbushur me substanca, si dhe gjërat në të cilat ishin fshehur, raporton Anadolu.


Sipas vlerësimeve të qeverisë së Britanisë, Asadi ishte përgjegjës për 80 për qind të prodhimit global të drogës captagon.

Vlera vjetore e tregtimit, kontrabandimit global të captagonit vlerësohet se është rreth 10 miliardë dollarë, ndërsa fitimi vjetor i familjes së përmbysur Asad ishte afër 2,4 miliardë dollarë.

Përdorimi i një baze ushtarake si fabrikë prodhimi dhe magazinë droge është një nga shembujt më të qartë të formës së “narko-shtetit” ku regjimi drejtoi trafikun e drogës me dorën e shtetit.

Në hyrje të magazinës, e cila në të kaluarën përdorej si garnizon, ndodhen fotografitë e Bashar dhe Maher Asadit.

Në muret e bazës janë frazat “Gjaku dhe jeta jonë sakrifikohet për ty, Bashar” dhe “Ne jemi të gjithë Asadë”.

Përreth bazës e cila përdorej si depo droge, ndodhen shumë automjete me targa civile.

Sirianët thonë se këto ishin makina të vjedhura të civilëve dhe që janë përdorur për transportin e drogës.

Në bazën ushtarake hasen produkte të ndryshme që përdoren për të kontrabanduar drogë.

Vlerësohet se për fshehjen e drogës janë përdorur edhe blloqe mermeri me hapësira në mes, pllaka qeramike, shkallë portative dhe dyer makinash.

Në një magazinë të tretë në bazën ushtarake, qëndrojnë drogat e paketuara si marihuana dhe captagoni që janë të renditura në rafte.

Kur hyn në magazinë, ndihet intensivisht era e substancave narkotike.

Kuptohet se shumë produkte që zakonisht nuk do të gjendeshin në një bazë ushtarake, si për shembull dërrasat e sërfit, dyert me boshllëqe në mes, blloqet e pllakave prej druri dhe pajisjet e ventilimit industrial, janë përdorur për të fshehur drogën gjatë procesit të transportit.

Në të njëjtën mënyrë në zonën e bazës mund të hasen lëndë të para kimike të ndryshme të përdorura për prodhimin e lëndëve narkotike.

Ismail Zeytun, roja përgjegjës i qeverisë së përkohshme në Siri që punon në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, tha për Anadolu: “Kjo është një nga magazinat në Divizionin e 4-t. Pilulat dhe marihuana e paketuar këtu eksportoheshin në vendet fqinje”.

Duke vënë në dukje se në magazinë kishte drogë si lëndë të parë, captagon dhe kanabis, Zeytun: “Përveç magazinës ka edhe punishte në selinë e Divizionit të 4-t. Depoja këtu është një qendër paketimi. Droga kontrabandohej në vendet fqinje përmes shumë produkteve si dru, këpucë, gur mermeri dhe pajisje elektrike”.

“Kur erdhëm këtu, ne e dinim se rajoni ishte një pikë ushtarake, por pamë gjithashtu se ishte një qendër droge. Më shumë substanca droge përgatiteshin në Divizionin e 4-t nën komandën e Maher Asadit dhe dërgoheshin në vendet fqinje përmes shumë metodave. Divizioni i 4-t është bërë një divizion droge”, tha Zeytun.

Duke treguar kutitë e pecetave me mbishkrimin “Divizioni i 4-t” në magazina ku ndodhet flamuri i vjetër sirian me dy yje që përfaqësonte regjimin, Zeytuni tha: “Këto kuti pecetash vendoseshin në pjesën e përparme të kamionëve të mëdhenj transportues, në mënyrë që automjetet të mund të kalonin lirshëm pikat e kontrollit brenda Sirisë dhe të arrinin në rajonin kufitar”.

Zeytun vuri në dukje se regjimi duke prodhuar drogë po përpiqej të mbulonte kostot e grupeve të huaja të armatosura të ardhura në Siri.

Regjimi i rrëzuar fitoi miliarda dollarë nga tregtia e drogës, e cila ishte një nga burimet më të mëdha të të ardhurave të tij.

Rrjeti i prodhimit dhe kontrabandës së drogës i kryesuar nga Maher al Asad, vëllai i liderit të rrëzuar të regjimit Bashar al Asad, substancat e prodhuara në Siri i dërgoi në vendet e rajonit dhe të botës, kryesisht përmes Libanit.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në raportin e saj ka njoftuar se destinacionet kryesore për dërgesat e pilulave të drogës ishin Siria dhe Libani dhe se këto dërgesa arritën në vendet Arabe të Gjirit drejtpërdrejt nga toka ose deti, apo në mënyrë indirekte përmes rajoneve të tjera.

Në shtypin ndërkombëtar u raportua edhe vlerësimi se dëshira e shteteve arabe për të ndërmarrë hapa drejt normalizimit me regjimin e Asadit kohët e fundit bëhej për shkak të synimeve të shteteve arabe për t’u takuar me Bashar Asadin për të parandaluar trafikun e drogës në vendet e tyre.

Ekziston shqetësimi se anëtarët e nivelit të lartë të regjimit të rrëzuar që u larguan nga Siria dhe u strehuan në vendet e rajonit mund të krijojnë një rrjet të ngjashëm droge.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit parandalojnë sulmin e koreano-veriorëve në Kursk, një prej ushtarëve të Kim Jong-un tentoi t’i fut në kurth – dështon keq

Ukrainasit parandalojnë sulmin e koreano-veriorëve në Kursk, një prej ushtarëve të Kim Jong-un tentoi t’i fut në kurth – dështon keq

Evropa
Objektin civil e kishin shndërruar në qendër komanduese, ukrainasit sulmojnë rusët – shembet ndërtesa pesëkatëshe

Objektin civil e kishin shndërruar në qendër komanduese, ukrainasit sulmojnë rusët – shembet ndërtesa pesëkatëshe

Evropa
Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Amerika Latine
AfD përqafon deportimin masiv të emigrantëve ndërsa zgjedhjet gjermane po afrojnë

AfD përqafon deportimin masiv të emigrantëve ndërsa zgjedhjet gjermane po afrojnë

Evropa
Pamje amatore që tregojnë fuqinë e tërmetit që goditi Japoninë

Pamje amatore që tregojnë fuqinë e tërmetit që goditi Japoninë

Azia
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Kalo në kategori