Albin Tahiri përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore, duke arritur suksese të mëdha nën flamurin e Kosovës, por edhe në nivel personal.

Lëshimin e parë, skijatori ynë e mbylli në vendin e 44-të, derisa të dytin e mbyllin në atë të 37-të .


Pas përfundimit të garës, Tahiri ka thënë se ai është i lumtur për pozicionimin që arriti, duke pas parasysh terrenin e vështirë.

"Jam i lumtur me vendin e 37-të, pasi shtegu ishte vështirë dhe i akullt, andaj ishte e vështirë ta përfundoj garën", ka deklaruar ai.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka sjell pamje nga lëshimi i Tahirit në garën e fundit, duke sinjalizuar edhe fundin e garimit të ekipit tonë në këto gara. /Telegrafi/

telegrafi sport app