Lautaro Martinez është duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve me stil – duke bërë hapin e madh në jetën private.
Sulmuesi i Interit është martuar me partneren e tij, Agustina Gandolfo, në lokacionin e popullarizuar të liqenit Como në Itali.
Në ceremoninë martesore të futbollistit argjentinas ishin të pranishëm personalitete të njohura nga bota e futbollit, por edhe nga fusha tjera.
Lautaro u njoftua me tashmë gruan e tij, Agustina, pak kohë pasi u transferua te Interi në vitin 2018.
Çifti ka një vajzë bashkë të quajtur Nina, e cila ka lindur në shkurt të vitit 2021.
Ata vendosën të martoheshin në fundjavë, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë imazhe nga ceremonia e martesës së tyre.
Hapi i rëndësishëm në jetën private pritet t’i ndihmojë Lautaros në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt që zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. /Telegrafi/