Me pamje natyrale, Beatrix zgjedh që të shfaqet me bikini të zeza

Ajo është ndër artistet që po bënë bujë kohëve të fundit me projektet muzikore.
Dhe Beatrix Ramosaj përkundër kësaj nuk po i lë anash as edhe pushimet verore, të cilat po i shijon në maksimum.
Kështu të paktën po duket në disa postime në rrjetin social Instagram, ku ajo po shpërndan imazhe të shumta.
Në një fotografi në Instagram Beatrix është shfaqur e veshur me bikini të zeza, teksa fokusoi fizikun e formësuar.
Në po të njëjtën paraqitje, këngëtarja zgjodhi që të shfaqet pa makijazh.
"Duke marrë vitaminën D", ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkohë, "By my side" është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/06/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































