LAJMI I FUNDIT:

Paloka thirrje për protestë: T’i japim fund qeverisë që i shërben krimit

Paloka thirrje për protestë: T’i japim fund qeverisë që i shërben krimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku foli sërish për çështjen ‘Xhafaj’. Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se janë të implikuar në trafikun e drogës dhe se po shkatërrojnë provat.

“Edi Rama gënjeu kur tha se ka bërë analizim të zërit në një agjenci të huaj, pasi ende nuk thotë emrin e këtij institucioni. Ai e di mirë se Agron Xhafaj kontrollon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, ndërsa i vëllai, Fatmiri qëndron në Ministri për të shkatërruar të gjitha provat me ndihmën e Prokurorisë së kapur”, deklaroi Paloka.

Më tej numri 2 i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë thirrjen për të marrë pjesë në protestën e organizuar opozita, të shtunën e ardhshme, më 26 Maj.


“Ju ftoj edhe njëherë të gjithëve, të protestojmë së bashku ditën e shtunë, për të larguar nga pushteti ministrin e drogës dhe trafikut dhe për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie arrogante, që i shërben vetëm kriminelëve”, tha Paloka.