LAJMI I FUNDIT:

Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun, ne jemi vetëm partner në këtë proces

Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun, ne jemi vetëm partner në këtë proces

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Palmer në konferencë për media ka thënë se dialogu është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Palmer, shkruan Telegrafi.


Palmer ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në procesin e dialogut por vetëm partner.

“SHBA nuk është palë në procesion e dialogut por ne jemi partner në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Serbinë edhe Kosovës por edhe me ekipin e z.Lajçakut në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Palmer.

Palmer tha se nuk varet nga SHBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog. Ai theksoi se SHBA mbështet qëllimin e integrimit evropian edhe euroatlantik të tërë Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori