Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të paprecedentë? Kështu vendosi BE-ja gjatë krizës së koronavirusit 2020. Gjermania, e drejtuar asokohe nga kancelarja Angela Merkel, bëri një kthesë të fortë në politikën fiskale në atë kohë. Gjermania e kishte refuzuar gjithmonë në mënyrë kategorike borxhin e përbashkët evropian. Por, epërsia e krizës, e cila e zhyti të gjithë Evropën drejt tatëpjetës ekonomike, e detyroi ta rishikonte qëndrimin e saj.
Fondi i Ndihmës për koronavirusin është parashikuar të shpërndajë gjithsej 750 miliardë euro grante dhe kredi të volitshme. Nëse do të arrihet efekti i dëshiruar dhe nëse borxhet do të shlyhen ndonjëherë, siç premtuan Merkel dhe kolegët e saj, kjo nuk dihet. Borxhi i përbashkët, për të cilin janë bërë garant veçanërisht vendet anëtare me performancë të lartë, do të ishte një përjashtim absolut.
Deri më sot. Në takimin e ministrave të Financave në Luksemburg, gjithnjë e më shumë vende anëtare dhe dy komisionerë të BE-së apeluan sërish në “solidaritetin evropian”, pra kërkuan më shumë borxhe në nivel të BE-së. Frika po përhapet, madje po përhapet paniku, se kriza e madhe energjetike e shkaktuar nga Rusia mund të çojë në rënie të madhe të prodhimit industrial në Evropë. Dhe qeveritë me borxhe të mëdha po kuptojnë se ato thjesht nuk kanë kapacitet fiskal për të ulur presionin mbi bizneset dhe elektoratin në vendet e tyre, presion ky i krijuar nga çmimet e rritura. Në vend të kursimit, hapjes së burimeve të reja të energjisë dhe përgatitjes së popullatës për kohë të vështira, tani po vjen ajo që pritej: thirrja më komode për ndihmë nga Evropa, nga shtetet më të fuqishme – mbi të gjitha nga Gjermania.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili nuk ka aq përvojë në këtë post, ua hapi oreksin, kur të enjten e kaluar së bashku me kancelarin Scholz dhe ministrin e Ekonomisë Habeck, ai ofroi një paketë shpëtimi prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane – paketë kjo e lindur nga nevoja që ka Gjermania në planin e brendshëm.
Në koalicionin qeverisës të Berlinit, Lindner përkundër të gjitha betimeve, ra dakord ta rriste borxhin për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga mungesa e energjisë. Ky “bumi i dyfishtë”, siç e quan paketën kancelari në gjuhën e tij të çuditshme, natyrisht ngjall lakmi tek fqinjët evropianë: Fondin për paketën e shpëtimit për prodhimet “Made in Germany”, i cili nuk dihet ende se si do të funksionojë, Gjermania mund ta përdorte edhe për BE-në, dëgjohet të thuhet në disa vende anëtare.
Mund ta përdorte? Duhet ta përdorte? Jo! Kriza energjetike nuk mund të krahasohet me krizën e koronavirusit. Ajo shkon shumë më thellë, është shumë më e shtrenjtë dhe do të mbetet. Koronavirusi shkaktoi vetëm një rënie të madhe të kërkesës dhe do të mbarojë dikur. Mungesat jashtëzakonisht të shtrenjta në furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe shumë vite pasi – siç shpresojmë – Vladimir Putini ta ketë humbur luftën e tij. Dhe, ndryshe nga kriza e koronavirusit, as shteti dhe as Evropa nuk do të jenë në gjendje t’i mbrojnë njerëzit nga pasojat drastike të recesionit të shkaktuar nga Putini. Kjo do të kushtojë prosperitet dhe standard jetese.
Ministrat e Financave të BE-së kishin premtuar se do t’i koordinonin masat e shpëtimit dhe nuk do t’i subvenciononin industritë e tyre në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Por, kjo nuk po shihet. Megakriza i ka bërë të gjithë të shohin punët e veta. Është e paskrupullt që kryeministrja e ardhshme e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, dhe autokrati hungarez anti-BE, Viktor Orban, tani po kërkojnë para nga Evropa, d.m.th nga Gjermania. Italia ka nisur prej kohësh paketat e saj të shpëtimit dhe tashmë po mbledh 200 miliardë euro nga fondi i ndihmës për koronavirusin. Hungaria vazhdon të blejë gaz dhe naftë të lirë nga Rusia dhe kritikon ashpër sanksionet. Miku i Putinit Viktor Orban nuk ka fituar asnjë cent evropian në këtë krizë!
Kriza ekonomike do të intensifikohet në muajt e ardhshëm nëse vazhdon lufta e pakuptimtë e Rusisë kundër Ukrainës. Presioni ndaj ministrit gjerman të Financave për të bërë një tjetër kthesë dhe gjithashtu për të rënë dakord për një borxh të ri evropian me pasoja të panjohura do të rritet.
Para së gjithash, qeveritë evropiane duhet të përqendrohen në blerjen e energjisë së bashku dhe jo të garojnë me njëra-tjetrën në tregjet tashmë të egërsuara. Përveç kësaj, ato duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hequr së bashku fitimet e tepërta nga korporatat evropiane dhe për të rishpërndarë të ardhurat. Kjo do të ishte një qasje e mirë ndaj solidaritetit evropian.
Evropianët më në fund duhet të mendojnë edhe se si do ta përballojnë mungesën e gazit ose të energjisë elektrike të krijuar në tregjet evropiane pa kufij. Çfarë ndodh nëse vendi tranzit i gazit, Gjermania, merr shumë pak gaz për të furnizuar fqinjët e saj? Këto po që janë pyetje konkrete të solidaritetit evropian, të cilave duhet t’u përgjigjen tani politikanët. Thirrjet komode për ndihma financiare nga Gjermania nuk ndihmojnë aspak. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të zorrës së trashë
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Trump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta