Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi i (Capave), pas konfliktit me Sekiraqët, kërcënimi me armë i punëtorit që dërgoi pica në po të njëjtën lagje, e shumë veprime tjera, kanë bërë që qytetarët e Prishtinës, mos të ndihen të sigurt në rrugë, madje thonë se nuk janë të sigurt as në shtëpitë e tyre.
Në Prishtinë kemi parë vozitje të shfrenuar, shkelje të polices së komunikacionit, gjuajtje e vrasje me armë nëpër lokale, vrasje të kalimtares së rastit, laboratore të kokainës, e shumë vepra tjera penale, të cilat shpesh herë krijojnë ndjenjën e pasigurisë për qytetarët.
Policia e Komuna ka vite që kanë nis procesin për krijimin e policisë së Prishtinës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, derisa vetëm nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, janë regjistruar 3952 vepra penale.
Mosthemelimi i Policisë së kryeqytetit po vlerësohet se ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë në Prishtinë. Kurse, drejtoria e sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës njofton se janë në fazat e fundit të caktimit të hapësirës ku do vendosen Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
Ndërsa, sipas ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani themelimi sa më shpejt i kësaj drejtorie, do i ndihmonte policët nga lirimi i punës dytësore e jo të merren me mbështetje për inspektorët, ndërtimet, parkingjet apo kundërvajtje të tjera.
Ramadani ka thënë për KosovaPress, se është jashtëzakonisht me rëndësi që Qeveria e Kosovës të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të riformulojë planin operacional të policisë për siguri.
“Është jashtëzakonisht me rëndësi që Qeveria e Kosovës të vendos në dy aspekte, së pari për sigurinë publike të jetës dhe pronës së qytetarëve, ta ketë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës në të cilin sipas nenit 2.5 do të riformuloj ose rimbështet planin operacional të policisë për sigurinë dhe në anën tjetër sa më shpejt të veproj në themelimin e Policisë së kryeqytetit, sepse ajo do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë lirimit nga punët dytësorë të Policisë së Kosovës dhe kështu Policia e Kosovës, do të mund të vendoste më shumë kapacitete për sigurinë në Prishtinë dhe jo të merret me mbështetje për inspektorët, ndërtimet, parkingjet apo kundërvajtjet të tjera,” ka thënë Ramadani.
Ndërsa, drejtori i sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica është shprehur se deri më tani janë vendosur 58 kamera në hyrje-dalje të kryeqytetit dhe në dy vitet e ardhshme do vendosen dhe 200 të tjera.
“Jemi në fazat e fundit të caktimit edhe të hapësirës ku do të vendoset drejtoria e policisë së kryeqytetit, e cila do të bëj mbikëqyrjen e tri stacioneve ekzistuese të Policisë së Kosovës dhe këto struktura do të jenë në shërbim të kryeqytetit dhe qytetarëve. Vetëm se janë vendos 58 kamera në hyrje dalje të qytetit, në udhëkryqet kryesore dhe në dy vitet e ardhshme do të vazhdojmë që ta mbulojmë kryeqytetin me kamera të cilat do të vendosen në 200 pika në kryeqytet,” ka shtuar Fushtica.
E nga ana e qytetarëve, rrugët e kryeqytetit për momentin nuk janë të sigurta.
Qytetari Selver Lejnjani është shprehur se përveç varfërisë, tashmë është shtuar edhe frika se çka po ndodh rrugëve.
“Nuk ndihem i sigurt kur vriten njerëzit, qytetarët e Republikës në Kosovë, pa dallim feje race, kushdo si çdo nacionalitet. Këtu ku jetojmë duhet të jetë një ambient i qetë, jetë e qetë normale për t’u zhvilluar në këtë varfëri të skajshëm, populli tash ia banë gajlen varfërisë apo frikën se çka po ndodh në rrugë dhe ku do të mbesim, ku do të shkojmë”, është shprehur ai.
Sipas mendimit të Edon Hazirit, vaksinat e COVID-19, kanë ndikuar te faktori njeri. Sipas tij, nuk mundesh të flasësh me askënd.:
“Tash për tash si po ka vrasje, është puna që nuk je i sigurt as në rrugë, në shpi nuk je i sigurt, lëre më në rrugë. Kanë ndikuar shumë janë bë të egër, edhe për vete, po e shoh se po harrojë. E ka bërë të vetën vaksina, nuk mundesh të flasësh me askënd dy fjalë me i ndërru, si të egër”, ka vijuar Haziri.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim në disa statistika ka deklaruar se në vitin 2023 në Prishtinë janë regjistruar 6 mijë e 185 vepra penale.
“Totali i veprave penale në kryeqytet, për periudhën kohore janar-gusht 2024, janë 3952 vepra penale. Totali i veprave penale për vitin 2023 janë 6185 vepra penale. Drejtoria e kryeqytetit tani me është pjese e strukturës së policisë,” ka thënë PK në një përgjigje me shkrim./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?