Andy Ruiz rikthehet në ring në orët e para të ditës së hënë (nesër, sipas kohës tonë lokale - në ora 05:00) kur përballet me Luis Ortiz.

Këtë të shtunë u zhvillua ceremonia e peshimit dhe të dy dhanë peshën e duhur.


'Shkatërruesi' arriti në peshën e 121,9 kilogramë dhe  'King Kong' regjistroi 111,2 kilogramë.

Andy Ruiz dhe Luis Ortiz u përballën me njëri-tjetrin përpara se të hynin në ring të hënën e javës që po vije.

Meksikano-amerikani siguroi se “dua të deklaroj se jam një luftëtar i madh, është momenti im, është viti im, Luis është dikush i vështirë dhe prandaj punojmë shumë, shkojmë për fitore”.

Ortiz nuk heshti dhe e di që të dy duan të dalin me duar të ngritura.

“Ne do të dalim dhe do ta nokautojmë,  ose ai mua ose unë atë, kaq e rëndësishme është lufta”, deklaroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app