Pajisja që vendoset në dorë e quajtur ‘LeapBand’, përmes disa kafshëve që paraqiten në monitor, bënë numërimin e aktivitetit fizik.

Pasi që luajnë, vrapojnë apo ecin, fëmijët ju japin aq ushqim kafshëve që i kanë zgjedhur më parë.


Pajisje per matjen e aktivitetit fizik te femijeve foto 2

Sa ka qenë aktiviteti i fëmijëve, aq duhet të ushqehen dhe të kenë pikë kafshët të cilat janë të personalizuara nga fëmijët.

Mirëpo kjo pajisje ka ndarë në dysh prindërit, sepse jo të gjithë po mendojnë se është e nevojshme për një fëmijë.

Pajisje per matjen e aktivitetit fizik te femijeve foto 3

Derisa ‘LeapBand’ është menduar ti motivoj fëmijët dhe ti drejtoj në rrugën e sportit dhe aktiviteteve fizike, ka prindër që po mendojnë ndryshe.

Në kohën kur fëmijët janë të interesuar që më shumë të luajnë me pajisje teknologjike, ky mjet po mendohet se do ti largoj nga aktivitetet sportive.

Pajisje per matjen e aktivitetit fizik te femijeve foto

Ky matës i aktiviteteve do të dalë në shitje këto ditë në Londër, me çmim prej 29.99 funte./Telegrafi/