LAJMI I FUNDIT:

“Pagerët” e përdorur nga Hezbollahu që shpërthyen, ishin modifikuar nga Izraeli “në nivel prodhimi”

“Pagerët” e përdorur nga Hezbollahu që shpërthyen, ishin modifikuar nga Izraeli “në nivel prodhimi”

Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi një sasi të vogël eksplozivi brenda mijëra “pagerëve” të porositur nga Hezbollahu muaj përpara se pajisjet të shpërthenin, ka thënë një burim libanez i sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimi i lartë tha se grupi militant kishte porositur 5,000 “pager”, të cilat disa burime të tjera thanë se ishin sjellë në Liban në pranverë.

I njëjti burim pretendoi se pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi spiun i Izraelit “në nivel prodhimi”, transmeton Telegrafi.


Një burim i dytë i sigurisë i tha Reuters se deri në 3 gramë eksplozivë ishin fshehur në “pagerët” e rinj që mbetën “të pazbuluar” nga Hezbollahu për muaj të tërë.

Detajet nga raporti i Reuters janë të ngjashme me atë të Neë York Times, e cila citoi zyrtarë amerikanë dhe të tjerë.

Imazhet e pajisjeve të shkatërruara të analizuara nga Reuters, treguan një format dhe ngjitëse në përputhje me modelin AR-924 të pagerëve me markën Gold Apollo – një kompani me bazë në Tajvan.

Themeluesi i firmës Hsu Ching-Kuang, tha se pajisjet në të vërtetë ishin prodhuar me licencë në Evropë nga një firmë e quajtur BAC, duke përdorur emrin Gold Apollo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori