Page aktualisht është duke punuar në albumin e tij të parë që nga viti 1988 dhe i ka paralajmëruar fansat që të jenë të hapur ndaj pritjeve të tyre nga muzika.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që të bëhen disa deklarime muzikore me materialin e ri, dhe kjo është pikërisht çfarë dua të bëj gjatë vitit që vjen. Në aspektin muzikor do të jetë një pikturë tjetër në një kornizë radikale, shpresoj. Dua të provoj disa projekte ambicioze, por do të shohim”, ka thënë kitaristi. /Telegrafi/