LAJMI I FUNDIT:

“Padia ndaj Bogoevskit, perde tymi që të fshihet e vërteta në rastin Magyar Telekom”

“Padia ndaj Bogoevskit, perde tymi që të fshihet e vërteta në rastin Magyar Telekom”

Diskutimi kryesor për padinë për shpifje dhe ofendim nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kundër ish-drejtorit të DSK-së, Stefan Bogoevski, për dëshmitë e tij para Gjykatës së Qarkut në New York në rastin “Magyar Telekom” është shtyrë për më 10 tetor.

Avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov, pas përfundimit të seancës tha se ky proces për shpifje dhe ofendim është vetëm perde tymi për të fshehur përgjegjësinë në rastin “Magyar Telekom”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokatët e Bogoevskit, gjykatësit Nuhi Rustemi, i cili udhëheq lëndën, i thanë se CD-ja me shkrimet e mediumeve që kanë transmetuar deklaratën e Sllobodan Bogoevskit që e ka dhënë në New York, nuk hapet.


Ata kërkuan nga gjykata që të sjell prova nga paditësit për kërkesën e tyre për dëmshpërblim në vlerë prej 3 milionë denarëve. Zafirov kërkoi që në seanën kryesore të paraqiten personalisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Në këtë rast Ahmeti dhe Xhaferi e padisin Bogoevskin për shpifje dhe ofendim dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milionë denarëve.

Bogoevski në Gjykatën e New York-ut ka deklaruar se Ali Ahmet, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër, nga drejtorët e atëhershëm të “Magyar Telekom”, kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove, që të sigurojnë se në tregun e Maqedonisë nuk do të futet operatorë tjetër telefonik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori