“Sot u prita në një takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur të Nigerisë, Z. Muhammadu Buhari. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.

Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti”, shkroi Pacolli. /Telegrafi/