LAJMI I FUNDIT:

Pacollit i lëshohet leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Pacollit i lëshohet leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i është lëshuar leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pacolli këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook:

“Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterrim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk di pse ka pas nevoje për ‘kërcënime’. Gjithë kjo me bënë të ndihem i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.


Ndryshe, sot gjatë ditës kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas paralajmërimeve se ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë nëse kthehet në Kosovë.

Pacolli reagon sërish pas anulimit të lejes për ulje në ANP, me aeroplanin privat të tij
Lexo po ashtu Pacolli reagon sërish pas anulimit të lejes për ulje në ANP, me aeroplanin privat të tij

Pacolli në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor të Serbisë të hyjë në Kosovë, pa shkuar në karantinë.

Por, edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së.

Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot në këtë ministri nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e Pacollit.

Ministria e Shëndetësisë, Pacollit: Nuk ka praktikë nga vendet e përparuara se dikush për shkak të pozitës nuk duhet të karantinohet
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë, Pacollit: Nuk ka praktikë nga vendet e përparuara se dikush për shkak të pozitës nuk duhet të karantinohet

Ministria tutje ka sqaruar se nuk janë të njoftuar me asnjë praktikë nga vendet e përparuara ku dikush për shkak të pozitës nuk i nënshtrohet kritereve të parandalimit të përhapjes së pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Lajme
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori