Pas kërkesave nga Uashingtoni për heqjen e taksës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se kryeministri Haradinaj nuk do të punojë kundër interesave të Amerikës.
Në një intervistë për televizionin publik, Pacolli ka thënë dje se vendimi për taksën duhet të analizohet mirë, sidomos pas kërkesave nga SHBA.
“Do të doja që në mënyrë të qetë dhe pa e ofenduar askënd, dhe pa shkuar kundër interesave edhe të miqve dhe rekomandimeve tanë, ta analizojmë mirë dhe të shikojmë. Unë nuk besoj që kryeministri Haradinaj do të bënte një veprim që shkon kundër interesave të Amerikës. Ne do të bisedojmë pse kjo taksë është vendosur, dhe Serbia duhet të kushtëzohet”, ka thënë Pacolli, transmeton Telegrafi.
Ai tutje është shprehur se ende ka shumë punë, për ta marrë njohjen nga Serbia.
Por që sipas Pacollit, qytetarët e Kosovës do të duhej që vullnetarisht t’i bojkotojnë produktet serbe.
“E di që Haradinaj ka thënë se kur të ketë njohje nga Serbia, atëherë do ta heqim taksën. Deri te njohja duhet shumë punë, dhe kemi ardhur në një moment që Serbia e kushtëzon vazhdimin e dialogut me taksën. Do të doja që qytetarët të ishin ata që nuk i blejnë prodhimet serbe, mirëpo qeveria e ka marrë përsipër një punë të mundimshme dhe patate të nxehtë”, deklaroi Behgjet Pacolli.
Ndryshe, përkundër kërkesave nga Amerika, Haradinaj është zotuar se taksa nuk do të hiqet pa pasur garanci për njohje nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame