LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i kërkon Haradinajt zëvendësimin e Enver Hasanit

Pacolli i kërkon Haradinajt zëvendësimin e Enver Hasanit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradianaj, shqyrtimin e nisjes së procedurave ligjore për zëvendësimin e Enver Hasani nga Komisioni i Venedikut, ku ai përfaqëson Republikën e Kosovës si ekspert profesionistë dhe i pavarur i emëruar nga viti 2014.

Sipas një komunikate të MPJ-së, kjo kërkesa është bërë pas aktgjykimit të shpallur publik nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, i cili u dënua me një vit burgim me kusht për veprën penale mashtrimi në detyrë.

“Pas konsultimit edhe me një grup profesorësh të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ministri Pacolli konsideron se mbajtja akoma në këtë rol përfaqësues me profil të lartë të një individi me këtë rekord njollosës dënimi cënon rëndë imazhin e Kosovës, pasi që supozohet se institucioni prestigjioz ndërkombëtar, ku ai na përfaqëson, është informuar për dënimin e Enver Hasanit, nga drejtësia vendore. Në këto kushte, ai vetë do duhet të japë dorëheqjen. Përkitazi me këtë çështje, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli dëshiron që të informojë opinionin e gjerë publik se do të ushtrojë të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e tij ligjore, në konsultim të ngushtë me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në mbështetje të plotë të procedurave respektive të Komisionit të Venedikut”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.


Në një situatë si kjo, ministri Pacolli mendon se riparimi më i mirë për imazhin e Kosovës do të ishte zëvendësimi i Hasanit me një personalitet akademik të profilit më të lartë të mundshëm, në konsultim me qarqet universitare dhe profesionale të së drejtës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori