LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Me AKR-në në pushtet s’do të ketë korrupsion

Pacolli: Me AKR-në në pushtet s’do të ketë korrupsion

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka premtuar se nëse partia e tij do të marrë pushtetin shumë gjëra do të ndryshojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se me 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Pacolli në një status në Facebook ka thënë se në Kosovë kurrë më nuk do të ketë korrupsion.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:


“Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies.

Nuk do të ketë më keqperdorime të detyrës zyrtare dhe të te mirave të shtetit. Nuk do të ket keqpërdorime, shantazhe, hajni grabitjet etj., Ato do të dënohen me ligj. Kurrë nuk do të ketë korrupsion në Kosovë!

Na priftë e mbara! #AKR për një Kosovë madhështore!”, ka shkruar Pacolli. 

Ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori