LAJMI I FUNDIT:

Pacienti i vdekur sot nga COVID-19, ka qenë në hemodializë

Pacienti i vdekur sot nga COVID-19, ka qenë në hemodializë

Të dielën (sot) ka humbur jetën edhe një person i infektuar me coronavirus. Pacienti nga Gjilani nga data 17 prill ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë.

Infektologu Arben Vishaj thotë se pacienti nga rrethi i Gjilanit ka lindur në vitin 1976, dhe se ka qenë në hemodializë.

“Sot në orën 11:30 minuta për fat të keq ka humbur jetën edhe një pacient tjetër. Pacienti ka qenë i lindur me 1976, është nga rrethi i Gjilanit. Përndryshe ka qenë në hemodializë, ka pasur sëmundje tjetër dhe për fat të keq ka humbur jetën… Pacienti kur ka ardhur ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai gjatë tërë kohës ka qenë në hemodializë nga pamjaftueshmëria klinike të sëmundjes së veshkave. Ka qenë në një gjendje septike me infiltrim mushkëror dhe mjerisht sot ka pësuar fatalisht”, deklaron Vishaj, për Kosovapress.


Vishaj tregon se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 60 persona, prej tyre pesë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

“Aktualisht në Klinikën Infektive ne i kemi 60 pacientë të cilët janë diagnostikuar me diagnozën COVID-19. Prej tyre pesë pacientë janë me oksigjenoterapi… përndryshe gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. Ne i kemi edhe tre fëmijë, më i vogli është tetë muajsh, të moshës 1 dhe 2 vjeç dhe gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Gjithashtu, i kemi edhe katër personel shëndetësor, janë infermier, të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës. Njëherit ne i kemi edhe dy paciente shtatzëna të cilat janë në gjendje në përgjithësi të mirë”, thekson Vishaj.

Vdes edhe një person nga coronavirusi, shkon në 21 numri i viktimave në Kosovë
Lexo po ashtu Vdes edhe një person nga coronavirusi, shkon në 21 numri i viktimave në Kosovë

Vishaj thekson se gjatë ditës kanë pranuar edhe tre pacientë të tjerë, të cilëve u janë marrë analizat për t’u testuar nëse janë të infektuar me COVID-19.

Ndër të tjera, infektologu Arben Vishaj tregon se si po trajtohen pacientët tjerë të cilët janë në gjendje më të mirë.

Sipas tij, gjendja në Klinikën Infektive është e menaxhueshme, marrë parasysh se 50 personat e shtritë në këtë klinikë janë në gjendje të mirë.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 731 persona me COVID-19, prej tyre 165 janë shëruar, ndërsa me rastin e fundit sot janë 21 persona me coronavirus të cilët kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori