Pa u mësuar nga askush, qeni ngrihet në këmbët e pasme dhe ecë sikur njeri (Video)
21:"© Caters News Agency
Evan Chapman nga Australia ka mbetur i befasuar, kur pa qenin e tij Butter Bean të ngrihet në këmbët e pasme dhe të lëvizë në mënyrë vertikale sikur njeri.
Madje, 32-vjeçari pretendon, se këtë nuk ia k mësuar askush, por e ka praktikuar vet, që kur ishte këlysh i vogël, transmeton Telegrafi.
“Vetëm kur ngrihej dhe niste të vraponte me shpejtësi, pastaj i jepnim ndonjë ushqim për ta shpërblyer”, ka thënë Chapman.
Këtë teknikë, qeni e praktikon sa herë që dëshiron të del për shëtitje, apo kërkon të përfitojë diçka prej pronarit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























