Legjenda e muzikës rock, Ozzy Osbourne, u përcoll për në banesën e fundit sot, në një ceremoni private të ndjekur nga familja dhe miqtë e tij më të afërt.

Rockeri 76-vjeçar ndërroi jetë më 22 korrik pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit dhe probleme të tjera shëndetësore.


Pas një momenti emocional nëpër rrugët e Birminghamit një ditë më parë, ku bashkëshortja e tij Sharon Osbourne u pa duke qarë pranë fëmijëve të tyre, ceremonia mortore u mbajt në Buckinghamshire, ku do të bëhet varrimi në oborrin e vilës së tij.

Foto: PA

Në ceremoni morën pjesë miqtë e tij të famshëm dhe ish-anëtarët e grupit “Black Sabbath” si Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward, por edhe artistë të njohur si James Hetfield (Metallica), Yungblud, Sir Elton John, Marilyn Manson, Corey Taylor (Slipknot) dhe Zakk Wylde.

Fansat të pikëlluar kanë lënë lule, letra dhe dhurata jashtë shtëpisë së tij, si dedikim për ikonën botërore të muzikës.

Foto: PA

Ai njihej jo vetëm si vokalisti ikonë i grupit "Black Sabbath", por edhe për një karrierë të gjatë si artist solo, me një ndikim të pashlyeshëm në muzikë dhe kulturë.

Pritet që në muajt në vijim të organizohet edhe një ceremoni publike përkujtimore, ku fansat dhe kolegët e tij do të kenë mundësinë ta kujtojnë dhe nderojnë figurën e "Princit të Errësirës". /Telegrafi/

Foto: Splash

Foto: Splash

Foto: Splash

Foto: Splash