Ozil falënderon tifozët për përkrahjen nën shoqërinë e Granitit dhe Shkodranit (Foto)

Arsenali ka fituar ndaj Hull Cityt me rezultat 1-4.
Me këtë rast Topçinjtë kanë mbledhur dhjetë pikë në pesë takimet e para dhe kështu renditen në vendin e tretë.
Me këtë rast Ozil nëpërmjet një postimi në Instagram ka uruar tifozët për fitoren. Ylli gjerman pas takimit ishte nën shoqërinë e Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës dhe të tre dukeshin të buzëqeshur dhe të lumtur.
“Katër gola si mysafirë dhe fitorja e tretë radhazi në Ligën Premier. Falemindierit për përkrahjen”, ka shkuar Ozil. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































