Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka shtyrë agjendën e ndryshimit të kufijve në fshehtësi.
Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Samiti i Berlinit ishte përgatitje për periudhën post-Mogherini.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që në këtë samit është bërë unifikimi i Gjermanisë dhe Francës sa i përket temës së ndryshimit të kufijve të Kosovës, pasi deri dje dy vendet e BE-së nuk kanë pasur qëndrime të njëjta.
“Zyrtarisht për herë të parë Parisi na kishte njoftuar gjatë një konference në senatin francez se tema e kufijve do të jetë në tavolinë dhe ata nuk e përjashtojnë një ide të tillë nëse palët pajtohen”.
Osmani ka thënë se zyrtarët gjerman në Kosovë në një takim që kanë pasur me atë dhe Avdullah Hotin i kanë njoftuar se tema e kufijve është hapur por ata do ta kundërshtojnë këtë ide.
“Ata na kanë thënë se zonja Mogherini e ka shtyrë këtë agjendë pa pyetur shtetet anëtare të BE-së dhe në veçanti Gjermaninë…Gjithçka ka ndodhur në Bruksel në takime të shumta të fshehta. Por ka pasur tendenca që të mbahen edhe takime në Skoci, por Britania ka kundërshtuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se takime tjera të fshehta janë aranzhuar me ndihmën e ministrive të jashtme të disa shteteve tjera.
“Kanë ndodhur takime të shumta të fshehta dhe Mogherini gjatë tërë kohës jo që ka qenë në dijeni por edhe ka shtyrë këtë ide”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova