LAJMI I FUNDIT:

Osmani thotë se liberalizimi duhet të ndodhë, Szunyog: Vendimi në kompetencë të shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave

Osmani thotë se liberalizimi duhet të ndodhë, Szunyog: Vendimi në kompetencë të shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësues special, Tomas Szunyog, ndërsa tha se liberalizimi duhet të ndodh, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret

Osmani ka uruar Szunyog për marrjen e detyrës duke shfaqur besimin për vazhdimin  bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe u tha se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut më Serbinë, ngase është institucioni  me i lartë ligjvënës dhe mbikëqyrës në politikën e jashtme.


Osmani shprehu gatishmërinë që ky institucion të marrë rol më të madh në procesin e integrimeve evropiane, si një ndër proceset më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Ajo ka kërkuar që BE-ja t`i përmbushë obligimet e saj, ngase Kosova tashmë ka plotësuar kriteret e parapara për liberalizim vizash.

Sipas njoftimit, Osmani ka thënë se sundimi i ligjit është prioritet dhe se kjo do të arrihet edhe në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë.

Ndërkaq, Szunyog ka thënë se Zyra e BE-së e rikonfirmon rekomandimin e Komisionit Evropian të vitit 2018, sipas të cilit Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, porse vendimi mbetet në kompetencë të shteteve anëtare të Këshillit të ministrave të BE-së. Ai, gjithashtu tha se Kosova duhet të përkushtohet në përmbushjen e kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, duke potencuar se BE-ja do të mbetet edhe mëtej partner i Kosovës në rrugëtimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori