LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Do të ishte goditje e madhe nëse koalicioni qeverisës na imponon një president

Osmani: Do të ishte goditje e madhe nëse koalicioni qeverisës na imponon një president
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për skadimin e mandatit kushtetues të presidentit aktual Hashim Thaçi dhe mundësisë së zgjedhjes së një presidenti të ri nga marrëveshja politike.

Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin marrëveshje në pranverën e vitit 2021 për çështjen e presidentit atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Mund të ketë edhe më herët zgjedhje duke parë dallimet e koalicionit qeverisës. Nëse nuk kanë marrëveshje deri në pranverë atëherë sipas Kushtetutës vendi shkon në zgjedhje”, tha Osmani për Telegrafin.


Osmani: Asociacionin e bënë bashkë Thaçi e Mustafa, presidenti ta dijë që ka njerëz që kurdo e kudo e mposhtin me vota
Lexo po ashtu Osmani: Asociacionin e bënë bashkë Thaçi e Mustafa, presidenti ta dijë që ka njerëz që kurdo e kudo e mposhtin me vota

Osmani shtoi se do të ishte një goditje e madhe nëse ky koalicion e imponon edhe një president për pesë vitet e ardhshme.

“Do të ishte një goditje e madhe ndaj demokracisë në vend në qoftë se kjo shumicë aktuale parlamentare e cila nuk e ka marrë besimin e qytetarëve as për të qeverisur me vendin e as për të zgjedhur president, në fund të na imponojnë edhe një president për 5 vitet e ardhshme”, tha ajo.

Osmani për përfshirjen e PDK-së në Qeveri: LDK e ka pasur gjithmonë një synim të tillë, po e marojnë një kulaç që të kënaqen të gjithë
Lexo po ashtu Osmani për përfshirjen e PDK-së në Qeveri: LDK e ka pasur gjithmonë një synim të tillë, po e marojnë një kulaç që të kënaqen të gjithë

Kryeparlamentarja shoti se presidenti duhet të jetë rezultat i një parlamenti të ri i cili është rezultat i zgjedhjeve të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori