LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon kryeministrin e Britanisë, diskutojnë për sigurinë dhe emigracionin

Osmani takon kryeministrin e Britanisë, diskutojnë për sigurinë dhe emigracionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Osmani thotë se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe po ashtu për fushën e emigracionit, transmeton Telegrafi.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka theksuar Osmani.


Tutje, presidentja ka pohuar se “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”.

Osmani ka pasur diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Presidentja e Kosovës ka zhvilluar takime bilaterale edhe me liderë të shteteve të fuqishme evropiane.

Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskiy e shumë personalitete tjera të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori