LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me Sentop: Marrëdhëniet do të forcohen edhe më tej, duke e llogaritur Turqinë si partner strategjik

Osmani takohet me Sentop: Marrëdhëniet do të forcohen edhe më tej, duke e llogaritur Turqinë si partner strategjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Osmani sot ka takuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se me Sentop kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve.


“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, thotë ajo.

Presidentja e vendit gjatë vizitës në Turqi ka takuar edhe presidentin Erdogan si dhe zyrtarë tjerë të shtetit turk. /Telegrafi/