LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Shweng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

Osmani-Shweng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Christa Shweng, Kryetaren e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian-KESE, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, Osmani u shpreh i kënaqur nga qasja që ky trup këshillëdhënës i Unionit e ka ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor, duke e konsideruar rajonin si pikë kryesore gjeostrategjike të Evropës, ndërsa procesin e zgjerimit si investim në paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike për të gjithë kontinentin.

Osmani dhe Shweng shkëmbyen mendime mbi planet për riaktivizimin e punës së Komitetit të Përbashkët Konsultativ KESE-MK, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për dialogun e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën socio-ekonomike, dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe gjatë procesit të negociatave.


Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Shkup, me qëllim që rekomandimet e miratuara të Forumit të prezantohen në Samitin BE-BP, në Slloveni, javën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori