LAJMI I FUNDIT:

Osmani prezanton planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës para shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup

Osmani prezanton planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës para shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Shkup zhvilloi takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe në Shkup, ambasadorët Jan Bratu, Majkëll Davenport dhe Kilian Vall.

Sipas njoftimit të MPJ-së, në fokus të bisedimeve ishin situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Osmani para ambasadorëve të OSBE-së e prezantoi planin 9-pikësh, i cili duhet të ndihmojë në deeskalimin e situatës dhe të kontribuojë në arritjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.


“Është inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre për perspektivat e mundshme të planit për deeskalimin e situatës që kam paraqitur si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar inkurajon atmosferë të dialogut dhe të bashkëpunimit”, tha Osmani në takim.

Gjithashtu, Osmani u ka prezantuar shefave të misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup edhe prioritetet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në me fokus Europën Juglindore. Këto prioritete synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik.

“Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si prioritet kryesor, një hap përpara drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon”, theksoi Osmani.

Në drejtim të prioriteteve të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, Osmani dhe ambasadorët diskutuan edhe për Konferencën e ardhshme kundër korrupsionit në Europën Juglindore, e cila do të mbahet në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori