Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.

Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të "non-paper" në shtetin e tij slloven muajin e kaluar.


185529141 616350583095867 4175917597073499345 n 1 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova

Në intervistë për Telegrafin , Pahor ka folur dje për qëllimin e kësaj vizite, marrëdhëniet Kosovë-Slloveni dhe qëndrimin e shtetit të tij për marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

186234158 2925771817657520 3501944800188523865 n 1 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova

Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. /Telegrafi/

186476167 1077874322704550 5973449617686328089 n 1 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova