Osmani: Presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani tha se edhe çështja e zgjedhjes së presidentit është përmendur në takimin me liderët e partive politike.
Osmanit i skadon mandati në mars 2026.
Ajo përmendi rrezikun që vendi të shkojë edhe në palë zgjedhje vitin e ardhshëm nëse s’ka pajtim për zgjedhjen e presidentit.
Ajo nënvizoi nevojën që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, mirëpo për këtë nevojiten ndryshime kushtetuese.
“Një situatë e tillë u përmend pak a shumë për me paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në tre-katër muajt në vijim. Kjo është situatë e rëndë, jo vetëm për KQZ-në, por edhe si një situatë ku qytetarët për një periudhë të gjatë i bie që mos t’i kenë institucionet e veta kushtetuese. U diskutua edhe mundësia që të kemi zgjedhje të drejtpërdrejta të institucionit të presidentit nga populli. Kjo është një mundësi që unë e përkrah plotësisht”, përfundoi Osmani.

















































