Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka kritikuar përsëri ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, se i kanë bërë të padrejtë kur e kanë larguar nga pozita e nënkryetares.
Kryeparlamentarja gjatë emisionit ka komentuar edhe takimet që kanë zhvilluar së fundi partnerët e koalicionit LDK- AAK e NISMA Socialdemokrate në të cilin takim është përfolur se PDK do të mund t’i bashkohet Qeverisë Hoti. Gjithashtu ajo ka komentuar edhe takimin e liderit të AAK-së me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Osmani ka pohuar se LDK ka pasur gjithmonë synim që te jetë në koalicion me PDK-në.
“Natyrisht, unë nuk jam pjesë e takimeve të tilla sepse nuk jam pjesë e kalkulimeve që e kanë sjellë qeverinë aktuale në pushtet. Që kanë qenë mbi të gjitha kalkulime të pandershme edhe të cilat herët a vonë do ta marrin përgjigjen e merituar nga ana e qytetarëve të Kosovës. Nuk kanë ku i ikin verdiktit qytetar, pavarësisht a nesër, a pasnesër, a janë në pranverë zgjedhjet, ata prapë do të dalin tek te njëjtit qytetarë dhe do ta marrin përgjigjen e merituar për këto veprime dhe kalkulime që i kanë bërë”, deklaroi ajo.
Sipas Osmanit, zgjerimi i koalicionit nuk ka të bëjë më zhvillimet e mundshme nga Gjykata Speciale.
“Sa i përket zgjerimit të koalicionit, pavarësisht zhvillimeve me Gjykatën Speciale, synimi për të qenë në koalicion me PDK-në është shumë më i hershëm i njerëzve aktual në LDK. Shumë më i hershëm i njerëzve që tash janë në Qeveri. Pra, pavarësisht se a do të kishte apo jo aktakuzë, ky ka qenë qëllimi i tyre në thelb. Çështjen e Speciales e përdorin si arsyetim. Ka qenë qëllimi kryesor që të jetë një koalicion LDK-PAN menjëherë pas rrëzimit të koalicionit LDK –LVV.
Unë jam e bindur që nuk e kanë bërë këtë prej fillimi, për shkak se ka qenë një rezistencë tek disa deputetë shtesë të LDK-së. Megjithatë, e kanë pas synim nga fillimi, jo vetëm që mendoj sepse i kam parë zhvillimet”, deklaroi kryetarja e Kuvendit.
Osmani thotë se në LDK ende ka njerëz që nuk janë pro koalicionit me PDK-në, por që sipas saj, ata që marrin vendime në LDK e kanë pasur gjithmonë këtë synim.
Si përfundim, Osmani thotë se është vetëm çështje se kur LDK do ta ftojë në PDK-në në Qeveri, duke shtuar se diskutimet tani mes tyre janë duke u bërë në logjikë tregtare.
“Ka qenë vetëm çështje kohe se kur do ta ftojnë PDK-në në Qeveri. Tashmë është çështje e pazarit, është logjikë tregtare, po e marojnë një kulaç të ri, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Është logjike tregtare që fare nuk lodhen se çfarë ka kërkuar sovrani në zgjedhjet e fundit. Rezultati edhe mund të jetë zgjerimi i një koalicioni, por që do ta kenë të kotë sepse vetëm që do tu japin qytetarëve sidomos votuesve të LDK-së, një arsye më tepër për ta parë se si është keqpërdorur vota e tyre. Shumë dyer do të iu përplasen, nuk është që ka mbet shumë fytyrë të ta”, tha mes tjerash Osmani.
Sa i përket propzim-aktakuzave që ka ngritur Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Osmani thotë se politikanëve nuk iu takon për të komentuar.
Kryeparlamentarja thotë se deklaratat e tyre mund të keqpërdoren dhe mund të merren si dëshmi kundër Kosovës, prandaj ajo thotë se duhet pritur vendimi që do të merr Specialja.
Megjithatë, Osmani thotë se e kanë detyrim që të flasin parreshtur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, pasi që populli ynë ende nuk e ka parë drejtësinë për krimet që janë bërë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive