Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për qarkullimin e një drafti franko-gjerman në media tha se “ka dezinformata rreth asaj që po kërkojnë partnerët tanë prej vendit tonë”.
Osmani duke komentuar për KosovaPress se opinionet se pranimi i këtij draft-propozimi e kthen vendin në negociata për marrëveshje përfundimtare pas dhjetë vjetësh, tha se një gjë të tillë nuk e ka propozuar askush.
“Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh”, tha Osmani.
Osmani ka thënë se qëllimi i Kosovës ka qenë për marrëveshje finale me njohje në qendër të saj, por që angazhimi i Serbisë është i kundërt pasi kjo e fundit po vazhdon me politikat e saja që ta destabilizojë rajonin.
“Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”, ka shtuar Osmani.
Ndryshe, të premten në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.
Ajo ka sqaruar se gjermanët dhe francezët planifikojnë të grupojnë disa çështje në një dokument të vetëm për të arritur një marrëveshje mbi to.
Osmani ka thënë se në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron të cilët do të sqarojnë në detaje synimin e tyre.Ajo ka thënë se ky është një propozim dhe se do t’iu mbetet pastaj palëve të japin qëndrimin e tyre.
Ndryshe, rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve.
Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, ndërsa ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.
Por, emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë hapur se ekziston propozimi franko-gjerman.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. Ai tha se për këtë ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti të shtunën në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij, një gjë e tillë do ta dëmtonte procesin e bisedimeve.
Ndërsa, presidenti Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se propozimi franko-gjerman parasheh që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pa e njohur pavarësinë e saj, derisa si kundërshpërblim Beogradi zyrtar do të merrte përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania