LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Këshillin e Sigurimit: Sakrifica jonë është shumë e madhe, prandaj nuk mund të bëjmë hapa prapa

Osmani në Këshillin e Sigurimit: Sakrifica jonë është shumë e madhe, prandaj nuk mund të bëjmë hapa prapa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se populli i Kosovës ka bërë sakrificë të madhe, prandaj nuk mund të kthehet tani prapa.

Osmani theksoi se është në atë pozitë, falë sakrificës së popullit të Kosovës e po ashtu edhe me ndihmën e aleatëve.

“Sot 22 vite më vonë, si Presidente e Kosovës, kam privilegjin ta përfaqësoj gjithë popullin tim. E vërteta është se jam këtu para jush falë vendosmërisë së popullit tonë për të parë vendimin tonë të lirë nga presioni e gjenocidi, ta shohin popullin tonë të pavarur e sovran. Kjo është bërë e mundshme e ndihmën e aleateve tanë, ata që besuan në të drejtën tonë, që kanë qëndruar krah neve në ditët tona më të vështira dhe në ato të mira. Të gjithë ju që besuat në neve, ju falënderoj shumë”, tha Osmani.


Ajo theksoi se, “Kemi bërë një rrugë të vështirë që nga atëherë.  E ardhmja jonë është e ndritshme dhe jam e bindur që një ditë do t’i bashkohemi kësaj tryeze si anëtare”, theksoi Osmani.

“Kemi kaluar shumë dhe sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe për t’u kthyer tani me hapa prapa. Prandaj, e shohim të ardhmen me forcë, kurajë e besim në vete. E vërteta është se besimi i popullit në institucionet e shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i madh”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori