LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Islandë: Ndërlidhja e anëtarësimit në KE me dialogun nuk është i drejtë

Osmani në Islandë: Ndërlidhja e anëtarësimit në KE me dialogun nuk është i drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Rejkjavik, është pritur nga kryeministrja e Islandës, Katrín Jakobsdóttir.

Meqenëse Islanda aktualisht udhëheq presidencën e Këshillit të Evropës, diskutimet u fokusuan në shtyrjen përpara të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Islanda, një nga shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës, është partner i rëndësishëm dhe aleat i popullit të Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Islandës për anëtarësimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të intensifikohet komunikimi ndërshtetëror që të avancohet procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës në muajt në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Në diskutim me kryeministren Jakobsdóttir, Presidentja Osmani ka përmendur vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në këtë frymë, ka kërkuar mbështetjen e Islandës, si një nga shtetet themeluese të Aleancës Veri-Atlantike.

“Presidentja Osmani ka përmendur progresin e institucioneve të vendit në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Modeli kushtetues në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë është më i avancuari në Evropë, theksoi Presidentja Osmani, duke dhënë shembuj konkret të këtij modeli”.

Presidentja ka thënë, më tutje, se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli dhe do të ishte progres për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie apo religjioni.

“Ajo poashtu shtoi se ndërlidhja e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e dialogut nuk është i drejtë, ndërsa theksoi se këto dy procese duhet të shihen si të ndara. Andaj, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është reflektim i të arriturave të Kosovës në zbatimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të dëshmuar nga raportet e organizatave relevante ndërkombëtare”.

Mbi temën e situatës së sigurisë në Evropë, Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa ka nënvizuar edhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së popullit ukrainas kundër agresionit rus.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Jakobsdóttir kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Islandës në fusha të ndryshme dhe të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit në mes të dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori