LAJMI I FUNDIT:

Osmani: NATO dhe OSBE duhet të luajnë rolin e tyre kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës

Osmani: NATO dhe OSBE duhet të luajnë rolin e tyre kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot në Bruksel para Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, prezantoi Programin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së në vitin 2023, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Para Këshillit të kryesuar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mirçea Xhoana, Osmani theksoi rëndësinë e rolit të NATO-s dhe OSBE-së në arkitekturën evropiane të sigurisë dhe prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së.

Ai theksoi se fokusi i presidencës do të jetë te njerëzit, ashtu si dhe te vlerat dhe parimet e OSBE-së që u shkelën nga agresioni rus ndaj Ukrainës.


“Agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës ka tronditur shtyllat e sigurisë sonë”, theksoi Osmani, duke shtuar se Ukraina do të mbetet prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë.

Në fjalën e tij, shtojnë nga MPJ, Osmani përmendi rolin e dy organizatave në promovimin e kontrollit të armëve dhe ndërtimit të besimit dhe masave të sigurisë.

“Të dyja organizatat duhet të luajnë rolin e tyre kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, por edhe vendeve të tjera pjesëmarrëse ose partnerëve. Ata i kanë mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për të kontribuar për siguri dhe stabilitet më të madh”, theksoi Osmani.

Para Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, Osmani përmendi edhe situata të tjera krize në rajonin e OSBE-së, duke theksuar se Azia Qendrore dhe rajoni i Evropës Juglindore do të mbeten poashtu në fokus. Ai paralajmëroi forcimin e misioneve të OSBE-së në terren dhe mbështetje për praninë e përgjithshme në terren.

Në krye të listës së prioriteteve të Maqedonisë së Veriut si kryesues me OSBE-në, Osmani ka vënë në dukje luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë, duke thënë se paraqet një “sëmundje” të përbashkët, që kërcënon zhvillimin demokratik dhe socio-ekonomik.

Ai njoftoi se Organizata do t’i përkushtohet mbështetjes së të drejtave themelore të njeriut dhe promovimit të tolerancës dhe mosdiskriminimit, si parakushte për sigurinë e përgjithshme.

Nga MPJ theksojnë se kryesuesi i OSBE-së Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet OSBE-së dhe NATO-s.

“Më vjen shumë mirë që Koncepti Strategjik i miratuar vitin e kaluar në Madrid, i cili tregon qartë se NATO-ja synon të forcojë ‘koordinimin dhe bashkëpunimin’ tonë të përbashkët. Si Kryesues i OSBE-së, jam i bindur se të gjithë mund të përfitojmë nga ky bashkëpunim, sepse po punojmë që të kontribuojmë në proceset e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe në botë”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori