LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk duam t’i forcojmë marrëdhëniet me Serbinë në kurriz të Kosovës

Osmani: Nuk duam t’i forcojmë marrëdhëniet me Serbinë në kurriz të Kosovës

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot tha se ai është i angazhuar personalisht në lirimin e Tomor Morinas, ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili u arrestua pesë ditë më parë në pikën kufitare të Bllacës, me një urdhër të lëshuar nga Interpol në Lyon.

“Pres përgjigje, unë i kam bërë kërkesë zyrtare gjykatësit që po zhvillon procedurat për të më lejuar që ta vizitoj. Gjatë ditës do të shkoj në institucion për ta vizituar sepse është e qartë se nuk ka koordinim midis avokatit të tij, kërkesë ekstradimi etj …”, tha Osmani, duke shtuar se është e dhimbshme që pas 20 vjetësh konflikti, siç tha ai, njerëzit ende duhet të ndalohen dhe arrestohen për konfliktin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke parë se urdhri është lëshuar nga selia e Interpolit në Lyon, ai tha se gjyqësori në vend duhet të kalojë procedurat e nevojshme gjyqësore derisa Ministria e Drejtësisë të vendos për mos ekstradimin e Morinës.


“Deri në këtë moment, informacioni tona janë se avokati nuk ka paraqitur ende një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë. Ne jemi në kontakt me Ministrin e Drejtësisë çdo ditë”, tha Osmani.

Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia
Lexo po ashtu Ekskluzive: Flet Avokati i Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së që po qëndron në paraburgim në Maqedoni, ekstradimin e të cilit po e kërkon Serbia

Ai theksoi se në situata të tilla, për aq sa politika mund të ndikojë, tha se “ne po bëjmë gjithçka që është e mundur dhe Morina duhet të lirohet urgjentisht”.

“Dhe në konferencën e sotme për shtyp, e cila supozohej të merrte pjesë edhe ambasadorja e Serbisë dhe të promovonim bashkëpunimin, është pikërisht mesazhi që duam marrëdhënie të mira me Serbinë, por jo në kurriz të marrëdhënieve të mira me Republikën e Kosovës”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori