LAJMI I FUNDIT:

Osmani i kundërpërgjigjet Dimovskit: Mos krijo përçarje etnike

Osmani i kundërpërgjigjet Dimovskit: Mos krijo përçarje etnike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur letrës së hapur të Ilija Dimovskit nga OBRM-PDUKM.

Osmani e fton Dimovskin që mos të krijojë përçarje por të punojnë bashkërisht në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Kështu edhe këtë herë. Të kuptoj, por nuk pajtohem me mënyrën se si i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”, në vend që t’i trajtoni si një sfidë të përbashkët që ne i qasemi së bashku”, ka shkruar mes tjerash Osmani.


Osmani në përgjigjen e tij spjegon se identiteti maqedonas do të mbetet i paprekur.

“Për këtë do të sigurojmë që fjala maqedonas të tregojë përkatësinë etnike të bashkëkombësve tanë maqedonas dhe se askush, askund të mos mund ta kundërshtojë këtë më kurrë. Për këtë do të sigurohemi që vallet maqedonase, fshatrat maqedonase, folklori maqedonas, kënga maqedonase, epi maqedonase, të jenë pjesë e veçantisë etnike maqedonase dhe këtë askush mos ta kontestojë. Për këtë do të sigurohemi që e gjithë kjo të mos mbetet vetëm në kokën tonë, por të bëhet pjesë e nomenklaturës dhe komunikimit botëror”, shkruan Osmani.

Ministri Osmani thotë se edhe gjuha maqedonase do të mebtet gjuhë e pastër dhe e veçantë, gjuhë e barabartë me gjuhët tjera në BE.

“Edhe në kornizë, edhe në draft-konkluzionet edhe në të gjitha dokumentet, në momentin e fillimit të negociatave, gjuha maqedonase bëhet gjuhë zyrtare në të cilën do të komunikojë Bashkimi Evropian, pa asnjë fusnotë, yll, shpjegim, pa asgjë. Kjo gjuhë zyrtare më vonë, me anëtarësimin tonë në Union, bëhet gjuhë e pastër zyrtare e Unionit, njëlloj si gjermanishtja, frëngjishtja, madje edhe bullgarishtja dhe të gjitha gjuhët e tjera”, thotë Osmani.

Dimovski flet për propozimin francez, përmend në shkrim Skënderbeun e Hasan Prishtinën
Lexo po ashtu Dimovski flet për propozimin francez, përmend në shkrim Skënderbeun e Hasan Prishtinën

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori